English

Kroacia dërgon ushtarë në Kosovë

Prishtinë, 22 prill, NOA - Qeveria kroate ka vendosur që së shpejti në Kosovë të dërgojë ushtarë në kuadër të misionit paqeruajtës të NAT0-s.

Në një komunikatë të qeverisë kroate theksohet se pjesëmarrja në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare është në pajtim me përcaktimet strategjike të Kroacisë, dhe se në këtë mënyrë "ajo renditet në mesin e anëtareve të përgjegjshme të komunitetit ndërkombëtar që janë të gatshme të marrin përsipër një pjesë të barrës së sigurisë së përgjithshme".

"Kroacia mbështet fuqishëm përpjekjet e NAT0-s, qëllimi i së cilës është garantimi i sigurisë në Kosovës, theksohet në komunikatë.

NOA

KOMENTE