English

Krujë, tritol banesës së një të riu

Krujë, 22 prill 2011 NOA – Një sasi lënde plasëse është vendosur rreth orës 04.30 të mëngjesit, në fshatin Tapizë në komunën Nikël të Krujës, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Policia tha se persona të paidentifikuar kanë vendosur një sasi lënde eksplozive në murin rrethues të banesës së shtetasit D.C., 27 vjeç.

Lidhur me ngjarjen u kryen veprimet e para hetimore nga të cilët rezultoi se nga shpërthimi është dëmtuar pjesërisht muri rrethues i banesës.

Policia tha se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes. Kurse pohoi se materialet për veprat penale të shkatërrimit të pronës me eksploziv dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Krujë.

e.t/NOA

KOMENTE