English

KShH: Shkelet afati ligjor, KQV-të nuk janë ngritur

E premte, 22 prill 2011, NOA- Komiteti Shqiptar i Helsinkit nëpërmjet një deklarate për mediat është shprehur se ende nuk janë ngritur Komisionet e Qendrave të Votimit.

“Sipas nenit 36 pika 2 të Kodit Zgjedhor, propozimet për anëtarë dhe sekretar të KQV-ve, partitë politike përkatëse, duhet të paraqitnin në KZAZ-të jo më vonë se 23 Mars 2011.

KZAZ-të duhet ti emëronin ata (KQV-të) brenda datës 28 Mars 2011, nëse do të ishin në përputhje me nenet 37 dhe 38 të Kodit Zgjedhor d.m.th. nëse ata do të përmbushin kushtet dhe kriteret e përcaktuara në dispozitat e mësipërme. Megjithë këtë , ligjvënësi, në çdo rast, si afat të fundit të ngritjes së KQV-ve ka caktuar datën 18 Prill 2011( 20 ditë para datës së zgjedhjeve)”, thuhet në deklaratën e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

Nga monitorimi i bërë nëpër rrethe të ndryshme të vendit nga Vëzhguesit e KShH-së në 28 KZAZ, rezultoi se në shumicën e KZAZ-ve të mësipërme, KQV-të nuk ishin ngritur, duke shkelur kështu afatin e fundit ligjor, 18 Prill 2011.

Theksohet se shqetësim përbën fakti se partitë politike edhe në datën 23 Mars 2011, që ishte afati i fundit, nuk kishin paraqitur propozimet për anëtarë dhe sekretar të KQV-ve pranë KZAZ-ve, konkretisht në KZAZ-në Nr. 49, 50, 51, 54, 55, të Tiranës, KZAZ-në 28 të Korçës dhe KZAZ-në N: 9 dhe 10 të Durrës.

KShH, këtë situatë e konsideron jo vetëm shqetësuese, por njëkohësisht vlerëson se mosrespektimi i afateve ligjore për këtë çështje, mund të shoqërohet me pasoja të rënda për procesin zgjedhor.

Në vëzhgimet e KShH sugjerohet:

1. Ti bëjë thirrje partive politike përkatëse që të paraqesin me urgjencë propozimet për anëtarë dhe sekretarë të KQV-ve në përputhje me kriteret dhe kushtet që parashtron ligji.

2. Ti bëjë thirrje gjithashtu KZAZ-ve të vendosin ngritjen sa më parë të KQV-së pa lejuar cenimin e neneve 37 dhe 38 Kodit Zgjedhor.

3.I sugjerojmë KQZ-së që në zbatim të kompetencave të tij dhe rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it duke marr shkas nga të dhënat e mësipërme dhe ato që mund të ketë vetë ai të ndërhyjë me synim ngritjen e KQV-ve në KZAZ-të në shkallë republike ku ende mund të mos jenë ngritur.

4. KShH duke pasur parasysh rëndësinë e veçantë që kanë zgjedhjet e 8 Majit 2011, do të informojë, sipas rasti, edhe publikun e gjerë që është interesuar direkt për mbarëvajtjen e tyre.

a.y/NOA

KOMENTE