Korçë, 22 prill, NOA – Policia e Korçës ka nisur procedimin penal për një 45-vjeçar pasi akuzohet për ushtrim dhune psikologjike ndaj familjes së vëllait të tij. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korçës dhe personi, ndaj të cilit kanë nisur hetimet, është Sokol Spaho, 45 vjeç, banues në lagjen nr. 12.
Sipas policisë, 45-vjeçari ka shkelur dhe nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.
Gjykata kishte lëshuar urdhër mbrojtjeje për familjen e vëllait të tij, Y.Spaho 53 vjeç, pasi 45-vjeçari ushtronte dhunë psikologjike.
Ndaj Sokol Spahos ka nisur procedimi penal për “Pengim të Ekzekutimit të Vendimit Penal”.
a.k.NOA