English

Pasqyra e Shtypit, 22 prill 2011

Tiranë, 22 prill, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Premte, 22 Prill 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: indo@noa.al.

E përditshmja “Shekulli” hapet me titullin kryesor; “Shtëpia në Holandë” dy mashtrimet e z.Basha”, i cili flet për pasurinë e kandidatit për kryebashkiak në Tiranë dhe deklarimin e tij zyrtar.

Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë: “Le Monde”; Ambasadorit amerikan në Tiranë i erren sytë”, “Drafti përfundimtar, ja çfarë falet për bizneset dhe individët”.

E përditshmja “Panorama” hapet me titullin kryesor; “Miratohet amnistia, gjobat që do të flalen”, i cili pasqyron vendimin e djeshëm të Kuvendit në lidhje me faljen e detyrimeve tatimore”. Disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete janë; “Polemika për Arvizun, Kadare: “Koncerti” s’ka racizëm, flet për vrasje në kupolën komuniste”, “Arvizu: Rikandidimi i Ramës, i debatuar edhe në PS”

Gazeta Shqiptare” hapet me titullin kryesor; “Berisha rikthen taksën “Maksiste”, i cili flet për taksën e sheshtë dhe deklaratat e kryeministrit Sali Berisha. Disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete janë; “Rihapet studioja e Kristaq Ramës, zbulohen punët e Olsit e Edit”, “Bovilla që i pimë ujin pa siguri, bagëtitë e mbeturinat në liqen”.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor, “BSH furnizon qeverinë me para”, i cili flet për transaksionet monetare mes Bankës së Shqipërisë dhe qeverisë.

Disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete janë: “KQZ përgatitet për planin e bojkotit”, “Ministri i dekretuar Nishani nuk ulet dot në poltron”, “21 janari, hetuesit vizitë tjetër në Gardë”.

E përditshmja “Koha Jonë” ka si argument kryesor; “Ambasadorët: Partitë të njohin rezultatin”, i cili pasqyron intervistat e tre ambasadorëve të BE, SHBA, dhe OSBE në emisionin “Opinion”.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është dhe një intervistë e deputetit socialist Kastriot Islami me titull; “Rama humbet me 4 mijë vota në Tiranë”.

a.k/NOA

KOMENTE