English

Plagosen dy persona me armë zjarri

Fushë-Krujë, 22 prill, NOA - Dy persona kanë mbetur të plagosur më armë zjarri pas një konflikti të ndodhur në Fushë-Krujë. Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në një prej lokaleve të këtij qyteti.

Policia ka bërë publik vetëm emrin e njërit prej personave që ka mbetur i plagosur. Ai është, Shpëtim Duka. Ndërkohë që nuk ka të dhëna në lidhje me identitetin e personit tjetër që është plagosur rreth orës 01:00 të ditës së sotme. Policia po heton për shkaqet e incidentit dhe ka marrë në pyetje gjithë personat që ndodheshin në lokal. Ndërkohë dy të plagosurit janë dërguar në mënyrë urgjente në Spitalin Ushtarak dhe kanë marrë mjekimin e parë.

a.k.NOA

KOMENTE