English

Sequi: Integrimi në BE, duhen veprime konkrete

Tiranë, 22 prill, NOA – Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Etore Sequi ka deklaruar sot se duhen veprime konkrete nga Shqipëria në lidhje me plotësimin e 12 rekomandimeve të Brukselit për integrimin e vendit.

Në një konferencë të organizuar nga Ministria e Integrimit për përmbushjen e kritereve dhe ndikimin që ka shoqëria civile në këtë proces, Sequi ka theksuar se procesi i integrimit duhet të përfshijë të gjitha hallkat e një shoqërie.

“BE e konsideron pjesëmarrjen e shoqërisë civile si një gjë shumë të rëndësishme

Besojmë se procesi integrimi është një përpjekje e gjithë shoqërisë dhe gjithë elementëve të saj”, tha sot përfaqësuesi i BE në Tiranë.

Sequi ka vlerësuar dhe kontributin e ministres së Integrimit, Majlinda Bregu në lidhje me angazhimin për informimin e opinionit mbi procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

a.k/NOA

KOMENTE