English

Shpërthim eksplozivi në fabrikën e çimentos

Krujë, 22 prill 2011 NOA – Sërish vendoset lëndë plasëse në biznesin privat duke vënë në epiqendër edhe një herë fabrikën e çimentos në Krujë.

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 21.45, në fshatin Zallë rrethi Krujë, kur persona ende të paidentifikuar kanë vendosur lëndë eksplozive në murin rrethues të Fabrikës së Cimentos. Si rezultat i shpërthimit nuk ka dëmtime në njerëz por janë konstatuar dëme materiale, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Mësohet se janë dëmtuar rreth katër metra katrorë mur dhe janë thyer xhamat e godinës së administratës.

Në vendngjarje grupi hetimor ka kryer procedurat rutinë të mbledhjes së provave dhe tha se po vazhdon kryerjen e veprimeve hetimore.

e.t/NOA

KOMENTE