English

Arrestohet pastori amerikan që dogji Kur’an-in

Në SHBA, është burgosur pastori amerikan i cili dogji Kur’an-in, veprim ky që nxiti demonstrata të dhunshme në Afganistan në fillim të këtij muaji.

Arrestimi i Teri Xhons u bë pasi ai bëri përpjekje që të mbajë një protestë në afërsi të një xhamie në shtetin verior amerikan të Miçiganit, raporton radio RFE.

Një gjykatës në Dirborn, qytet në këtë shtet amerikan, popullata e së cilës është përafërsisht 30 % arabo – amerikane, ka urdhëruar që pastori Teri Xhons të mbahet i burgosur pasi planet e tij që të organizojë atë protestë mund të qonin drejt dhunës.

Xhons, është liruar një orë pas burgosjes, ndërsa është vendosur që për tre vitet e ardhshme nuk guxon t’i afrohet xhamisë kundër së cilës dëshironte të protestonte.

Teri Xhons u bë lajm kryesor kur më 20 mars dogji librin e shenjtë, Kur’an-in, në kishën e tij në Florida, duke kryer kështu një akt të papranueshëm.

Si reagim ndaj këtij veprimi, në protestat e dhunshme që u mbajtën në Afganistan, disa persona humbën jetën përfshi edhe shtatë pjesëtarë të stafit të OKB-së.

KOMENTE