English

Berisha: Do të asfaltohet çdo kilometër rrugë e Qarkut të Beratit

Kuçovë, 23 prill, NOA – Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot gjatë fushatës elektorale në mbështetje të kandidatit të Kuçovës, Selfo Kapllani se qeveria do të bëjë investime në infrastrukturë gjatë 4 viteve të ardhshme

“Jam këtu për të garantuar se qeveria do të bëjë që për katër vitet që vijnë mandati i Selfo Kapllanit do të jetë një sukses i vërtet. Qeveria do të mbështes çdo projekt për një Kuçovë evropiane, për një Kuçovë të zhvilluar. Ju garantojë se 4 vitet që vijnë në çdo komunë, fshat dhe lagje të Qarkut të Beratit do të asfaltohet çdo kilometër rrugë. Jemi të vendosur të ngremë në Shqipëri, infrastrukturë të vërtetë Europiane”, tha Berisha.

Ai u shpreh se duke investuar në rrugë do të sjellin përgjysmimin e distancës Kuçovë Tiranë.

a.k.NOA

KOMENTE