Moskë, 23 prill 2011 NOA - Qindra neonazistë u tubuan sot para Kremlinit për të protestuar kundër politikave të Moskës ndaj rajonit të Kaukazit.
Rreth 300 demonstrantë, përfshirë aktivistë të grupeve të ndaluara apo të paregjistruara, i bënë thirrje Kremlinit që në shenjë hakmarrjeje për dhunën atje të "pushojë së ushqyeri Kaukazin", citon RFE.
Në Kaukazin verior jetojnë më shumë se 100 grupe etnike, përfshirë çeçenët, të cilët pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, kanë zhvilluar dy luftëra për shkëputje nga Rusia.