English

Denoncimi i çuditshëm: Policia më dhunoni seksualisht në aeroport

SHBA, 23 prill, NOA - Një burrë në Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka paditur agjentët e kontrollit në aeroportin shtetëror për ngacmim seksual. Geoff Biddulph ka deklaruar se gjatë kalimit në pikën e kontrollit, një agjent e ka detyruar që të futen në skaner për t’i parë trupin, nëse kishte armë.

Biddulph ka thënë se deri në këtë pikë nuk kishte asgjë të keqe, por më pas polici i ka futur duart nga pas për t’a kontrolluar.

Ai ka thënë se “gjithçka ngjante si një ngacmim seksual. Agjenti më ka bërë kontrollin më të imtësishëm në jetën time, kur unë nuk paraqisja asnjë rrezik”.

Para se të bënte padinë, ai i ka dërguar një ankesë kompanisë që ushtronte kontrollin për armë në aeroport dhe ka marrë prej saj vetëm sqarimin se agjenti ka qenë duke ushtuar detyrën. Ndërsa për agjentin me prirje homoseksuale, kompania i ka thënë se po hetohej.

a.k.NOA

KOMENTE