Florida, 23 Prill NOA - Te biesh nga kati i katërt dhe mos të kesh asnjë pasojë, është kjo historia e pabesueshme që ka ndodhur orët e fundit.
Jemi në Orlando, në Florida, ku një vogëlushe prej 16 muajsh ka rënë nga ballkoni i Econo Lodge Hotel dhe është kapur në ajër nga një turist anglez, që kaloi pikërisht në këtë moment.
Rezultati? Të dy janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjatë natës, e ëma e vajzës ishte në shoqërinë e një mikeshe të saj dhe në një moment shpërqendrimi ajo duhet të ketë lënë një spirale të hapur në dritare, për vogëlushen.
Me sa bëhet e ditur vajza ka dalë deri në ballkon pa e vënë re askush dhe më pas është hedhur, ku fatmirësisht gjithçka është mbyllur pa pasoja.
r.b/NOA