Tiranë, 23 prill 2011 NOA/ Ervin Tirana - Kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Ilir Kokona për Njësinë Bashkiake nr. 3, ftoi gjatë prezantimit të gjithë qytetarët e kësaj njësie për të votuar koalicionin ku aderon.
Kokona tha se për zgjidhja më e mirë për zgjidhjen e problemeve të tyre është vota për kandidatin e “Aleancës për Qytetarin”.
Kokona theksoi se, gjatë mandatit të ardhshëm do t’u jepet zgjidhja një sërë problemesh siç është ndotja e mjedisit, hapësirat e gjelbra apo këndet sportive për të rinjtë.
Ndërsa duke votuar për Lulzim Bashën, Kokona theksoi se, kryebashkiaku i ri i Tiranës do t’i kthejë zonat informale në zona urbane me infrastrukturë bashkëkohore.
“Ftoj banorët e zonës ‘Sadik Petrela’ të votoni Lulzim Bashën, i cili do ta kthejë zonën informale në një zonë urbane me infrastrukturë bashkëkohore. Banesat tuaja do të emërtohen me ndërtime pa leje, por do të keni dokument pronësie dhe kështu shtëpitë tuaja nuk do të jenë më të paligjshme. Me votën tuaj, do t’i jepni fund problemit të ndotjes së mjedisit nga kanali i hapur që kalon mes përmes shtëpive tuaja nuk do të jenë më të paligjshme”, theksoi Kokona gjatë fjalës së tij.
Gjithashtu, kandidati i “Aleancës për Qytetarin” për Njësinë Bashkiake nr. 3, theksoi se një rëndësi e veçantë me fitoren e 8 majit, do t’i jepet krijimit të një biblioteke për të rinjtë, e cila i ka munguar prej kohësh një e tillë.
Ndërsa një vëmendje tejet e veçantë, Kokona theksoi se, do t’i jepet dhe angazhimit për ndërtimin e tregjeve bashkëkohore në zonën tonë.
“Tregjet ekzistuese kanë funksionuar pa kushte dhe jashtë standardeve. Dua të siguroj edhe të gjitha bizneset që vota juaj për ne do të jetë një votë për përgjysmimin e taksave dhe krijimin e një klime të favorshme për zhvillimin e biznesit tuaj”, deklaroi Ilir Kokona.
e.t/NOA