English

Jeton në një tub çimentoje

Kinë, 23 Prill NOA - Mao Li është një person 30-vjeçar që ka zgjedhur të jetojë për një vit në një tub çimentoje, që përdoret për kanalizimet e ujit.

Ky vend kurioz gjendet shumë pranë urës Haikou, në provincën e Hainan, në Kinën perëndimore, por shumë shpejt mund të shkatërrohet.

Kundrejt këtij mini-apartamenti, i cili është pajisur dhe me një derë tashmë, janë vënë autoritet lokale.

“Ai person do të ndihmohet dhe do të marrë një shtëpi të përshtatshme për të. Jemi një qytet modern. Nuk mund të kemi persona që jetojnë në tub”, - bëri të ditur një zëdhënës i administratave.

r.b/NOA

KOMENTE