English

Lady Gaga bie për herë të dytë në skenë

Atlanta, 23 Prill NOA - Dy rrëzime brenda një muaji. Edhe yjet e këngës mund të jenë viktima të një “mallkimi” të vogël.

Lady Gaga, pasi ka rrëshqitur në platformën e Huston, ku u rrëzua teksa po këndonte, këtë herë ka përsëritur të njëjtën gjë në Atlanta, si pasojë e një xhakete që kishte rënë përtokë.

Më pas një nga personat e sigurisë e largoi menjëherë xhaketën në mënyrë të tillë që Lady Gagat ë vazhdonte performancën e saj.

Megjithatë ende ka një dyshim, pasi gjatë rënies ajo vazhdoi ende të këndonte e qetë. Mos vallë ishte një playback?

r.b/NOA

KOMENTE