English

Muzika mban në formë trurin

SHBA, 23 Prill NOA - Leksionet e muzikës, në mësimdhënien e pianos apo të kitarës gjatë fëmijërisë, japin benefitet e tyre me kalimin e kohës.

Faktikisht, truri njerëzor është shumë më i “zgjuar” dhe aktiv me plakjen në rast se dikush është përpjekur më parë të mësojë një vegël muzikore.

Ky është rezultati i një studimi të American Psychological Association, i publikuar në “Neuropsychology”.

Studiuesit kanë analizuar 70 të rritur mes moshës 60 dhe 83 vjeçare dhe vunë re se të gjithë ata persona “muzikantë”, e zbatuan më mirë testin krahasuar me të tjerët që nuk dinin të përdornin asnjë vegël muzikore.

r.b/NOA

KOMENTE