Tiranë, 23 prill 2011 NOA – Moti i qëndrueshëm na ka shoqeruar edhe sot ne te gjithe territorin shqiptar.
Kthjellimet kane dominuar ne pjesen me te madhe te vendit perjashtuar zonat malore pergjate kufirit Lindor ku vranësirat kane qene te pranishme.
Pasditja e së shtunës po vijon me mot te kthjellet ne zonat e ulëta dhe ato bregdetare duke lënë me vranesira dhe shira te izoluar zonat malore te Shqipërisë.
Sipas MeteoAlb gjate nates parashikohet qe vranesirat dhe shirat e dobet te largohen nga i gjithe territori per te ri-kthyer motin e kthjellet edhe ne zonat malore.
Temperaturat e ajrit kane qendruar konstante si ne vlerat e mengjesit dhe ne ato te mesdites.
Era ka fryre e lehte ne toke dhe ne det me shpejtesi 20 km/h dhe drejtim Perëndimor duke bere qe dallgezimi ne det do te jetë i ulet.
Europa
Masat ajrore te cilat vijne nga Oqeani Antlantik kane pefshire Europen veriperëndimore dhe jugperendimore.
Ndersa qarkullimi i masave ajrore te ngrohta nga perendimi dhe veriperendimi i Europes jane vendosur ne rajonin e Mesdheut dhe Ballkanin.
Konkretisht ne Europen veriperëndimore ka patur vranesira te dendura dhe reshje shiu e debore ku me te perqendruara kane qene Norvegji dhe Ishujt Britanikë.
Po ashtu vranesira dhe shira ka patur Europa Jugperendimore, zonen e Alpeve dhe nje pjese Europes Qendrore por intensiteti ka qene disi me i ulet.
Ndersa Europa Lindore, nje pjese e Europes Qendrore dhe gadishulli i Ballkanit kane patur kthjellime gjate gjithe dites.
Ngjarje ekstreme në Europë:
Ishujt Britanike do te kene reshje te dobeta shiu;
Zona e Alpeve alarmon per reshje shiu dhe debore;
Spanja do te mbetet me ere te forte dhe dallge te larta.
e.t/NOA