Tiranë, 23 prill, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Shtunë , 23 Prill 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: indo@noa.al.
Gazeta “Shekulli ka si argument kryesor të ditës së sotme; “Basha, në kontratën e Utrechtiti me pasaportë amerikane”, i cili pasqyron detaje nga aktiviteti i kandidatit për bashkinë e Tiranës gjatë kohës që ka qenë jashtë Shqipërisë.
Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Emiljano Shullazi nxjerr nga salla deputetët e PS-së, Vasilika Hysi dhe Besnik Baraj”, “Ergysi i BB4: Ja pse ndjejë keqardhje për Ermelën”,
E përditshmja “Panorama” hapet me titullin kryesor; “Ish-kryeministri, Nano: Nuk kam punë me bandat e 21 janarit”, i cili pasqyron një deklaratë të Fatos Nanos dhe qëndrimin e tij në lidhje me Ramën dhe Berishën.
Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Neda dhe Ogreni pushime në Budva si të fejuar, Ermelës i propozoi për martesë fansi milioner”, “Basha: Bulevardi do të zhvendoset deri te Lumi i Lanës”, “Bode: Zbatimi i faljes në dy javët e para të majit”.
Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor; “Shullazi, incident elektoral” i cili pasqyron incidentin mes personazhit të njohur për policinë Emiljano Shullazi dhe deputetëve të PS.
Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Burgaj i kërkon ambasadorit të SHBA-së monitorim për zgjedhjet”, “Omonia sulmon filmin “Balkan Pazar”, “BE, qëndrim të ashpër nëse cenohen zgjedhjet”.
“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor; “Fushata, pranga Shullazit, ish-trafikantit: Pse e prisha mitingun e PS”, i cili pasqyron detaje nga arrestimi i Emiljano Shullazit.. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë: “Kujtim Hoxha: Përmeti, ulje taksash për biznesin dhe internet për shkolla”, “Skandali, PD ndan formularë për bindjet politike të administratës”.
a.k/NOA