English

PD në Kryevidh ankohet se po i grisen posterat

Kavajë, 23 Prill 2011 NOA – Partia Demokratike në Kryevidh të Kavajës është ankuar se po i dëmtohen posterat dhe në denoncimin që ka bërë pranë policisë ka identifikuar dhe autorë të mundshëm.

Kjo situatë vuri në lëvizje policinë e drejtorisë së Tiranës e cila komunikoi se është identifikuar dhe kapur në Kavajë, autori i dyshuar për heqjen dhe grisjen e posterave të PD.

Zhvillimet erdhën pasi sot rreth orës 09.00’ në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë, është paraqitur për të depozituar kallëzim penal, Haki Viza, 40 vjeç, kandidat për Kryetar të Komunës Kryevidh Kavajë, të subjektit politik Partia Demokratike.

Në deponimin e tij 40 vjeçari ka deklaruar se mbrëmë rreth orës 23.00, në zyrën e tij elektorale në fshatin Kryevidh Kavajë, disa shtetas i kanë hequr duke i grisur posterat e tij.

Pas marrjes së këtij kallëzimi, Shërbimet e Hetimit dhe të Parandalimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Kavajë, u bë e mundur identifikimi dhe më pas kapja e autorit të heqjes dhe grisjes së posterave, i cili dyshohet të jetë Shyqyri Alush Beu, 26 vjeç, me banim në Kryevidh Kavajë.

Policia tha për agjencinë NOA se në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, vazhdon puna për të sqaruar më tej rrethanat, ku 26 vjecari Beu, do të ndiqet penalisht për konsumim të veprës penale të “Pengimit të subjekteve për zgjedhjet në organet përfaqësuese”.

e.t/NOA

KOMENTE