English

Policia qëllon mbi turmën, rreth 90 të vrarë në Siri

Siri, 23 prill, NOA - Regjimi i presidentit të Sirisë Bashar al-Assad po përdor dhunën brutale kundër lëvizjes opozitare.

Numri i të vrarëve gjatë protestave të fundit është rritur në mënyrë dramatike. Sipas të dhënave të grupeve opozitare, gjatë protestave të ditës së djeshme janë vrarë të paktën 88 persona.

Kjo e premte ishte dita më e përgjakshme, që prej fillimit të protestave kundër regjimit të Assadit, para një muaji. Forcat policore kanë përdorur kundër demonstruesve gaz lotsjellës dhe armë zjarri. Ndërkohë që snajperët kanë qëlluar prej çative të shtëpive.

NOA/DV

KOMENTE