English

Protesta, viktima dhe luftime në Jemen

Jemen, 23 prill, NOA - Në Jemen sërish kanë protestuar qindra mijëra njerëz në mbarë vendin kundër presidentit Ali Abdullah Saleh, i cili është në pushtet për 32 vite me radhë. Korrespondentët bëjnë të ditur se gjatë protestave të fundit janë vrarë dy persona, një i ri dhe një ushtar. Salehu ka hedhur poshtë mundësinë e dorëheqjes.

Të gjitha përpjekjet e deritanishme për ndërmjetësim në këtë konflikt kanë dështuar. Ndërkohë në provincën e Jemenit Marib ka pasur edhe luftime. Luftëtarët e një fisi kanë sulmuar një bazë ushtarake dhe kanë vrarë katër ushtarë. Disa portale interneti në Jemen njoftojnë edhe për katër luftëtarë të vrarë të këtij fisi, i cili konsiderohet i afërt me rrjetin terrorist El Kaida.

NOA

KOMENTE