English

PS thotë se po i shkatërrohen reklamat në rrugë

Tiranë, 23 Prill 2011 NOA – Partitë kryesore po vazhdojnë akuzat tashmë të kthyera në rutinë, ndaj njëra-tjetrës për provokime dhune dhe dëmtime të palëve gjatë kësaj fushate për zgjedhjet vendore.

Sot pasdite, ka reaguar deputetja socialiste Eglantina Gjermeni pasi siç tha ajo, është gjendur i shkatërruar, i goditur me gurë dhe sende të forta një “City Light”i kontraktuar nga Partia Socialiste në rrugën Komuna e Parisit.

Gjermeni është shprehur se vota në 8 maj në Njësinë 5 do jetë për PS dhe “Aleancën për të ardhmen” pavarësisht presionit dhe akteve të tilla të shëmtuara. Gjermeni

Në prononcimin e saj për mediat Gjermeni tha se Njësia 5 është një model qytetarie për kryeqytetin, dhe në këtë fushatë i është dashur disa herë të dalë për televizionet e gazetat për të denoncuar akte vandale dhune.

Kjo tha Gjermeni nuk mund të jetë fushat me standardet që duam të arrijmë. Kurse pohoi se këto po ndodhin “pavarësisht thirrjeve apo prononcimeve që ka bërë Berisha për një fushatë paqësore apo qytetare”, duke alarmuar se “po vëmë re që çdo ditë ka incidente, ka provokime, ka presione”.

e.t/NOA

KOMENTE