Sepse, praktika e vendeve më të zhvilluara të botës na tregon se zgjidhja alternative e mosmarrëveshjeve në të gjitha fushat, gjithnjë e më tepër po bëhet pjesë e axhendave të qeverive dhe sistemeve të tyre të drejtësisë, madje edhe kërkesë siç është rasti i direktivës përkatëse të BE-së. Sepse, zgjidhja alternative e mosmarrëveshjeve ishte pjesë e programeve të qeverisë shqiptare, citoj; “nxitja e formave alternative të ndërmjetësimit dhe arbitrazhit do të përbëjnë drejtime të tjera të rëndësishme të reformave dhe masave më efekte pozitive të drejtpërdrejta dhe ose dytësore në performancën e sistemit të drejtësisë në Shqipëri”
Fatbardh Çangu
Si përfaqësues i IFC-së më lejoni t’i bashkohemi znj. Sakiqi për t’iu falënderuar për pjesëmarrjen në këtë aktivitet të përbashkët të IFC dhe USAID, që synon të japë mesazhin e vazhdimësisë së një nisme të rëndësishme që synon njëherësh përmirësimin e mjedisit rrethues të biznesit dhe rritjen e efiçencës së sistemit të drejtësisë në vend. Pse IFC vendosi të mbështesë zhvillimin e ndërmjetësimit si një mekanizëm efiçent për zgjidhjen e alternative të mosmarrëveshjeve në fushën tregtare? Sepse, IFC është krahu i Bankës Botërore, që merret me zhvillimin e sektorit privat si faktor kyç për zhvillimin ekonomik të një vendi si bazë për punësimin e njerëzve dhe uljen e varfërisë.
Sepse, në kushtet e kufizimit të burimeve për likuiditete për shkak të krizave financiare që po godasin sot botën, komuniteti i biznesit është në kërkim të mekanizmave më flekësibël për të rritur eksesin e vet në këto burime; kur kemi parasysh se miliona Euro në vlera monetare apo asete flenë në dosjet e gjykatave për vite me radhe, kur duhet të ktheheshin në burime shumë të nevojshme financimi për projekte të rëndësishme.
Sepse, praktika e vendeve më të zhvilluara të botës na tregon se zgjidhja alternative e mosmarrëveshjeve në të gjitha fushat, gjithnjë e më tepër po bëhet pjesë e agjendave të qeverive dhe sistemeve të tyre të drejtësisë, madje edhe kërkesë siç është rasti i direktivës përkatëse të BE-së. Sepse, zgjidhja alternative e mosmarrëveshjeve ishte pjesë e programeve të qeverisë shqiptare, citoj; “nxitja e formave alternative të ndërmjetësimit dhe arbitrazhit do të përbëjnë drejtime të tjera të rëndësishme të reformave dhe masave më efekte pozitive të drejtpërdrejta dhe ose dytësore në performancën e sistemit të drejtësisë në Shqipëri”.
Sepse, mbështetja e zhvillimit të ndërmjetësimit dhe përmirësimi dhe plotësimi i kuadrit të saj rregullator ishte pjesë e programit të Ministrisë së Drejtësisë.
Sepse vetë gjykatat janë të mbingarkuara dhe të detyruara të shtyjnë marrjen e vendimeve për mungesë kohe funksionale për të trajtuar çështje dhe siç e pohojnë vetë ata “Drejtësi e vonuar do të thotë drejtësi e mohuar”.
Sepse, në Shqipëri kishte një numër akademikësh, juristësh madje politikanësh që e mbështetin nevojën e zhvillimit të mekanizmave të ndërmjetësimit në vend.
Sepse, shqiptarët e kanë patur gjithmonë në traditën e tyre zgjidhjen e konflikteve me pleqësi.
Sepse, në Shqipëri vepronte një komunitet i kufizuar ndërmjetësimi që përpiqeshin të vinin në praktikë eksperienca që kishin përfituar nga përfshirja në projekte të ndryshme të kësaj fushe. Dhe së fundi sepse ne shqiptarët si një komb i vogël, kemi nevojë për më shumë qytetari, më shumë “marrëveshje”, më shumë harmoni midis nesh për ti bërë ballë sfidave të jetës.
Si ia arritëm?
Duke bashkuar të gjitha palët e interesuara, për të krijuar sinergji dhe shmangur mbivendosjet. Dhe meqë jam këtu, më lejoni të përshëndes Ministrinë e Drejtësisë që u tregua e gatshme të bashkëpunonte, në kuadër të këtij projekti, duke u angazhuar drejtpërdrejtë në të gjithë komponentët përbërës të tij sidomos: Në përmirësimin e plotësimin e kuadrit rregullator që kulmoi me hartimin e miratimin nga Kuvendi të ligjit të ri “Mbi ndërmjetësimin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”. Një ligj ky gjithëpërfshirës dhe plotësisht në harmoni me kërkesat e BE dhe të ligjit model të UNCITRAL, i cili po vijon të plotësohet me aktet nënligjore e akte të tjera që do t’i shërbejnë ngritjes e konsolidimit të Dhomës së Ndërmjetësve dhe praktikës së ndërmjetësimit në përgjithësi. Në fushatën për ndërgjegjësimin publik në lidhje me mundësitë, e me dobinë që sjell përdorimi i ndërmjetësimit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në rrugë gjyqësore. Si dhe nismën e përbashkët me Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Gjykatën e Rrethit gjyqësor të Durrës, që gjej rastin t’i përshëndes për të provuar në praktikë modelin e ndërmjetësimit të lidhur me gjykatën, model ky që ka gjetur një përhapje të gjerë në shumë vende të botës, e që i lejon gjykatësit të referoj çështje që ai i çmon të mundshme, për tu zgjidhur me ndërmjetësim. Hapja e një zyre të tillë brenda gjykatës së rrethit gjyqësor Durrës e institucionalizoi akoma më shumë këtë iniciativë edhe në sytë e palëve në konflikt, duke i dhënë atyre më besim në gjetjen e një zgjidhje të arsyeshme; zgjidhje e cila kthej në vendim nga gjykatësi i çështjes. Gjykojmë se ky model shërbeu si pikë referimi për artikulimin e qartë të rolit të ndërmjetësimit në Shqipëri. Padyshim roli kryesor në këtë nismë i takon kryetarit të gjykatës së Durrësit dhe të gjithë atyre gjykatësve e stafit administrativ që u përfshinë në këtë proces, por sigurisht të mbështetur nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë që i ndihmoi ata të thyenin atë që dukej si nja tabu e që i privonte gjykatësit të drejtën për të referuar çështje për ndërmjetësim.
Nuk mund të lë këtu pa përmendur kontributin e pazëvendësueshëm të komunitetit të të ndërmjetësve, e sidomos të Fondacionit Shqiptar për zgjidhjen e konflikteve e pajtimit e mosmarrëveshjeve, të cilët në mbështetje të misionit të tyre për demokratizimin e jetës në vend, u bënë jo vetëm pjesë funksionale por edhe nismëtar të shumë aktiviteteve të këtij projekti. Aftësia e tyre për të grumbulluar rreth vetes e për të mobilizuar forcat më përparimtare në fushën e ndërmjetësimit; akademikë e juristë të njohur, gjykatës, prokuror dhe avokat, hartues politikash dhe vendimmarrës, aktivistë shoqatash joqeveritare e donatorë serioz si dhe organizma ndërkombëtare të interesuar për reformën në drejtësi, i dha një tjetër dimension këtij projekti, duke mos mbetur vetëm dhe thjeshtë, brenda suazës së ndërmjetësimit në konflikte të fushës tregtare, por duke e lidhur atë edhe me iniciativa për zhvillimin e këtij shërbimi edhe në fusha të tjera me natyrë civile, e madje edhe penale siç është rasti i trajtimit të veprave të dënueshme të kryera nga moshat e mitura. Nga ana tjetër bashkëpunimi, në kuadër të këtij projekti i shërbeu këtij komuniteti për të rritur kapacitetet e veta për të trajtuar me sukses edhe çështje të karakterit tregtar e më gjerë. I frytshëm ka qenë bashkëpunimi sidomos në fushën e ndërgjegjësimit publik e trajtimeve specifike, bazike e të avancuar për ndërmjetës, gjykatës e avokatë, për organizimin e të cilëve kemi përdorur në maksimumin e mundshëm ekspertet tanë vendas, duke rritur efiçiencën e përdorimit të fondeve të projektit. Një numër i konsiderueshëm konferencash, seminaresh, workshopesh, prezantimesh, vizitash studimore, etj, janë organizuar duke marrë mbështetjen edhe të Ministrisë së Drejtësisë dhe Gjykatave. Këto aktivitete kanë gjetur jehonë edhe në shtypin e shkruar dhe të parë me synim arritjen e një numri sa më të madh audience. Pjesë integrale e kësaj nisme kanë qenë dhe një numër i konsiderueshëm akademikësh, sidomos nga Shkolla e Magjistraturës, fakultetet juridike, etj. Kontributi i tyre ka qenë aq i ndjeshëm saqë në pjesën më të madhe nuk kemi ndjerë nevojën për t’ju drejtuar ekspertizës ndërkombëtare, që dëshmon për nivelin e lartë të njohurive ekzistuese në vend. Kjo do të thotë se kemi një themel të shëndoshë për zhvillimin e ndërmjetësimit në të ardhmen në Shqipëri. Dhe të gjitha këto gjetën gatishmërinë e Qeverisë holandeze, e cila, midis shumë projekteve të tjera, në Shqipëri dhe në rajon, duke e njohur mirë rolin dhe dobinë e ndërmjetësimit, duke qenë një ndër vendet më të zhvilluara jo vetëm në Evropë, por edhe në botë në këtë drejtim, e konsideroi zhvillimin e tij në rajonin e Ballkanit perëndimor si një aset të nevojshëm dhe e mbështeti financiarisht atë bujarisht. Të gjitha këto përpjekje çuan në realizimin me sukses të projektit pilot për ngritjen dhe bërjen funksionale të qendrës së ndërmjetësimit të lidhur me gjykatën në Rrethin Gjyqësor Durrës. Zgjedhja e kësaj gjykate, me sugjerimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë rezultoi e arrirë. Kjo gjykatë e mirë-organizuar dhe me një grup gjykatësish aktivë dhe mendje-hapur, të drejtuar me profesionalizëm nga kryetari Ervin Metalla, që në ditën e parë diti të harmonizohet me kërkesat e projektit; mori pjesë aktive në trajnimet dhe aktivitetet e tjera të programuara dhe, ç’është më e rëndësishme, tregoi aftësi në identifikimin dhe referimin e çështjeve për ndërmjetësim. Vetë norma e lartë e çështjeve të zgjidhura me ndërmjetësim nga ato të referuara, mbi 65%, një shifër kjo e krahasueshme me atë të vendeve më të zhvilluara në këtë fushë, dëshmon për këtë fakt. Dhe së fundi le të përmendim edhe atë që ka më shumë rëndësi: brenda 18 muajve të parë të funksionimit të kësaj qendre janë çliruar mbi 8 milionë USD në formë vlerash monetare apo asetesh të bllokuara, në rreth 70 konflikte të zgjidhura me sukses nga ndërmjetësit e kësaj qendre. Nuk janë as shumë dhe as pak për një nismë, por padyshim është një model, tashmë i provuar me sukses, që premton për të ardhmen. Duke shprehur besimin se ky projekt e ka lenë, tashmë, gjurmën e vet në zhvillimin e një mekanizmi të ri që do ta bëjë më të lehtë dhe më tërheqëse klimën e përgjithshme të investimeve në Shqipëri.
* Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC)