English

Qytetarët e Tiranës janë të lirë të votojnë ku dëshirojnë

Tiranë, 23 prill, NOA- Lëvizja Socialiste për Integrim e ka cilësuar mungesë alternative dhe debat shterp, raundin e akuzave të sotme të bërë nga Partia Socialiste për listat e zgjedhësve në njësinë numër 6 në Kombinat.

Kryetarja e kësaj njësie bashkiake dhe kandidatja e koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Luzhiana Abazaj deklaroi se nuk ka asnjë parregullsi në listat e zgjedhësve dhe se “qytetarët e Tiranës janë të lirë të votojnë në të aty ka ata kanë dëshirë”.

Në përgjigje të deklaratave të deputetit Samir Tahiri, Abazaj e cilësoi si të paprecedent dhe një sjellje me reminishencë nga e kaluara, publikimin e emrave të disa votuesve dhe biografinë e tyre familjarë në “Kombinat”.

“Zëdhënësi i Ramës bënë biografinë e qytetarëve të Kombinatit, por duhet t’i kujtojë se ka ikur koha e biografive”, tha Abazaj në lidhje me qëndrimin e deputetit Tahiri.

Kandidatja e LSI-së ka theksuar se kjo sjellë e Partisë Socialiste tregon “mungesën e alternativës për ‘Kombinatin’”.

a.k/NOA

KOMENTE