English

Rama: Në 9 maj Berisha do të jetë i papunë

Tepelenë, 23 prill, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot nga qyteti i Tepelenës së në qytetarët duhet të marrin pjesë në votime, për të larguar nga pushteti qeverinë aktuale.

Rama u shpreh se në 8 maj qytetarët duhet të marrin pjesë masivisht në votime për të ndëshkuar mazhorancën. “Në Shqipëri janë 1 milion të papunë. Në 9 maj me votën tuaj ju do të bëni që Berisha të jetë i papunë”, tha kreu i PS-së. Në takimin elektoral në mbështetje të kandidatit, Tërmet Peçi për Bashkinë e Tepelenës, Rama shpreh se Partia Socialiste dhe koalicioni opozitar është e vetmja alternativë për vendin.

“Në 8 maj votoni për t`i thënë stop krizës ekonomike dhe varfërisë që ka përfshirë vendin” iu drejtua Rama qytetarëve”, tha kreu i PS-së, Edi Rama.

a.k./NOA

KOMENTE