English

Shkodër, vjedhje dhe kontrabandë mallrash me Rezervat e Shtetit

Shkodër, 23 Prill 2011 NOA – Nën hundën e policisë, një person ka guxuar të vjedhë mallra kontrabandë të cilat pas bllokimit duhet të kishin si destinacion në Rezervat e Shtetit.

Ngjarja nuk zgjati shumë sepse autori u arrestua pikërisht ndërsa po transportonte për në Rezervat e Shtetit mallrat kontrabandë të sekuestruara nga Drejtoria e Policisë Qarkut Shkodër.

Burime zyrtare policore i thanë agjencisë NOA se autori Prel Gjoni 36 vjeç, banues në lagje “Tre Herojtë” Shkodër, u kap në flagrancë duke i vjedhur këto mallra

Nga Seksioni Kunder Krimit Ekonomik e Financiar, ne Drejtorinë e Policisë Qarku Shkodër, dje në mbrëmje kishte kërkuar nga Gjoni që të transportonte nga Drejtoria e Policise Shkoder, për ne Rezervat e Shtetit, Tiranë, disa mallra të konfiskuara, qe kalojnë ne favor te shtetit.

Por menjëherë pas daljes nga Drejtoria e Policisë, Gjoni ka shkuar ne banesën e tij ku ka lënë te gjitha mallrat, cigare pa pulle fiskale, te cilat ishin 2 150 steka si dhe një thes me kafe.

Pas ndalimit dhe kontrollit te fugonit të Gjonit, u gjeten pjesa tjetër e mallit, një sasi prej 28 thasë kafe e papjekur dhe dy aparate elektronike lojëra fati.

Policia konfirmoi për NOA se u sekuestruan ne cilësinë e provës materiale:

1- Automjet furgon blu marka Benz targa SH 6339 E.

2- 29 thasë kafe kokerr e papjekur.

3- 2150 steka cigare Slims, Tradition, Trokadero pa pullë fiskale.

4- 2 aparate elektronike lojra fati

Me vëbien në pranga, dosja për të dyshuarin Prel Gjoni, i kalon Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Shkoder per veprat penale “Vjedhjes”dhe “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabande”.

r.d/NOA

KOMENTE