English

“Shpërthen” Campusella: Limaj është kurban

Prishtinë, 23 prill, NOA - Shefi i deridjeshëm ekonomik e ICO-së, Andrea Lorenzo Capussela, ka shpërthyer me një sërë akuzash për ndërkombëtarët, veçmas ICO-n ku ka punuar dhe EULEX-in.

Duke folur për rastin Limaj, Capussela ka thënë se është “përshtypja që “qeveria e pastër” u bë sinonim për një qeveri pa Limajn.

“Ai duhet të jetë shndërruar në kurban. E shoh këtë punë të gabuar. Për rastet e fundit për krimet e luftës, 12 muaj pasi ai ishte bastisur për diçka tjetër me shumë publicitet në zyrën dhe shtëpinë e tij, pas së cilës nuk ndodhi asgjë”, ka thënë ai në një intervistë për “Koha Ditore”.

Ish bashkëpunëtori i Feith, ka thënë se shefi i ICO-së ka heshtur përball vendimeve dhe veprimeve të qeverisë, ndaj të cilave është dashur të reagojnë duke krijuar një simbiozë ndërmjet ICO-së e Qeverisë që e ngadalësojnë progresin e një shoqërie.

Duke thumbuar drejtuesit ushtarak në krye të EULEX-it, ai thotë “Lufta thuhet të jetë tepër e rëndësishme që tu lihet gjeneralëve. Ndoshta misionet e sundimit të ligjit janë tepër civile për ta, apo tepër të ngatërruara për ta, apo tepër të ngatërruara në detaje ligjore sikur këto”.

NOA/RTE

KOMENTE