Bilisht, 24 prill, NOA – Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot nga qyteti i Bilishtit se gjatë katër viteve të ardhshme do të shtohen investimet në të gjithë vendin. Në prezantimit e kandidatit Valter Miza, Berisha theksoi se në gjithë zonën e Devollit ka pasur investime cilësore. “Është investuar dhjetëra herë më shumë sesa në të gjitha periudhat e qeverisjes së mëparshme. Gjatë katër viteve investimet në komunat tuaja do të shumëfishohen. Do të lidhim të gjitha zonat turistike me rrugë automobilistike”, tha Berisha.
Kryeministri u ndal edhe në alternativën e opozitës duke theksuar se alternativa e votës së vetme është përpjekje për të shkelmuar votën e qytetarëve. “Krahas rrugës sonë është dhe rruga e vetmisë. Në fund do e shohim fundin z. Rama. Alternativa e rrugës së vetme ishte një përpjekje për të shkelmuar votën tuaj”, tha Berisha.
a.k/NOA