English

Besimtarët festojnë sot Pashkët

Tiranë, 24 prill, NOA - Besimtarët ortodoksë dhe katolikë festojnë sot Festën e Pashkës, Ditën e Ringjalljes së Krishtit. E diela e Shenjtë e Pashkës ka nisur pak përpara mesnate me Shërbesën e Mesnatës. Besimtarët ortodoks dhe katolikë e festojnë këtë herë këtë festë në të njëjtën ditë.

Ceremonia e festimit në mesnatë në mënyrë simbolike kujton proçesionin pagëzimor prej errësirës dhe vdekjes së kësaj bote në dritën dhe jetën e Mbretërisë së Perëndisë, që kryhej në kishën e vjetër. Ky është proçesioni i kalimit të shenjtë prej vdekjes në jetë, prej tokës në qiell, prej kësaj jete në atë që do të vijë.

Mëngjesorja e Pashkës dhe Mesha Hyjnore kremtohen së bashku me orët e para të ditës së parë së javës me qëllim që t'i japë njerëzve përvojën e 'krijimit të ri' të botës dhe t'i lejojë ata të hyjnë mistikërisht në Jeruzalemin e ri, i cili shkëlqen përjetësisht me dritën e Krishtit.

Ajo është një veçori karakteristike e ditës së Pashkës është veza e kuq. Veza simbolizon jetën, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj që në momentin që shpërthen del në dritë. Ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën dhe në rastin konkret simbolizon sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës. Kështu lëvozhga e vezës simbolizon varrin e Krishtit, që u hap dhe dha jetë.

Pjesë tjetër e traditës është buka e pashkës ku vendoset veza e kuqe në mes, e cila duke qenë e ëmbël shpreh kuptimin e ëmbëlsisë dhe lumturisë të cilat i përmbajnë fjalët e Zotit dhe lutjet e besimtarëve.

Pritet që sot politikanë të ndryshëm të jenë për urime në selinë e kishës ortodokse dhe asaj katolike për të uruar besimtarët.

NOA

KOMENTE