Kinë, 24 Prill NOA - Ka bërë goxha bujë lajmi i gabimit, i përcjellë nga Dagospia, nga Guangdong Enterprise që ka ndodhur me një kompani kineze.
Ndërmarrja kineze, me rastin e martesës mes princit William dhe Kate Middleton, ka fabrikuar një filxhan, ku për tu vënë re është një gabim shumë i dukshëm, pasi në foton e stampuar është vendosur gabimisht i vëllai i William, Harry.
Ky gabim duhet thënë se ka marrë përmasa gjigante dhe ka bërë xhiron e tij në rrjetin e internetit.
Me shumë mundësi në këtë ngatërrese të fotos ka ndikuar shumë dhe luku i përafërt i dy vëllezërve.
r.b/NOA