English

Grisen posterat e PS në Kombinat, Cenollari fajëson Luzhjana Abazin e LSI

Kombinat, 24 prill 2011, NOA – Përshkallëzohen incidentet elektorale dhe më shumë se kurdoherë më parë vihet re se lufta me incidente bëhet mes përfaqësuesve të LSI-së dhe atyre të PS-së, luftë e nisur pas koalicionit Berisha-Meta në 2009-ën.

Deputeti socialist Saimir Tahiri dhe kandidati i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen” për minibashkinë nr.6 në Kombinat, Krenar Cenollari denoncuan sonte grisjen e posterave elektoralë të kandidatit Cenollari të Partisë Socialiste në zonën e Kombinatit.

Dy përfaqësuesit socialistë fajësuan për këtë kryetaren aktuale të minibashkisë së Kombinatit, Luzhjana Abazin, përfaqësuese e LSI-së që rikandidon për këtë njësi nën siglën e koalicionit “Aleanca për Qytetarin”.

Grisja e posterave këtë pasdite Pashkësh shënon incidentin e ri mes LSI-së dhe PS-së.

Vetë kandidati socialist Krenar Cenollari deklaroi se grisja e posterit të tij në Kombinat dëshmon për frikën që ka Luzhjana Abazi se e ka të humbur njësinë bashkiake që ajo drejton, minibashki të cilën Abazi e drejton pikërisht falë votave të marra në 2007-ën e mbështetur nga Edi Rama.

Ai theksoi se në 8 maj, Luzhjana Abazi do të humbë postin e saj në krye të minibashkisë së Kombinatit.

mit/NOA

KOMENTE