English

Hera e parë? E bukur vetëm për meshkujt

Seksi është një ndër gjërat e paktë në të cilat të gjithë janë dakord: një kënaqësi e vërtetë jetësore. Po kjo nuk ndodh gjithmonë për të gjithë. Një diskutim i veçantë duhet të bëhet për herën e parë.

Faktikisht, ndërkohë që për djemtë hera e parë është një kujtim i bukur, për vajzat kjo eksperiencë është më pak pozitive.

Meshkujt, siç tregon një studim amerikan, e përjetojnë herën e parë sinë fitore, një qëllim i arritur me të cilin mund të kenë avantazhe të mëtejshme.

Ky hetim i Pennsylvania State University, i publikuar në Journal of Adolescence, është përqendruar në imazhin fizik që adoleshentët kanë gjatë herës së tyre të parë: në bazë të studimit, djemtë dalin të kënaqur nga hera e tyre e parë.

Motivimi është shumë i thjeshtë: objektivi i arritur, entuziazmi i arritur me ndjenjat pozitive dhe vetëbesimi, duke qenë se vajzat janë më selektive në zgjedhjen e djalit me të cilin do të kryejnë për herë të parë marrëdhënie seksuale, fakti që mashkulli e ka arritur këtë “objektiv”, e bën të ndihet më krenar.

r.b/NOA

KOMENTE