Libi, 24 prill, NOA - Pas luftimeve prej shtatë javësh, kryengritësit në Misrata sipas të dhënave të veta kanë tërësisht nën kontroll përsëri qytetin perëndimor të Libisë. Trupat e pushtetmbajtësit Muammar al-Gaddafi kanë marrë arratinë, bëjnë të ditur korrespondentët përfaqësues të rebelëve për agjencitë e lajmeve.
Megjithatë banorët njoftojnë për luftime të ashpra në lindje dhe në jug të Misratës. Sipas të dhënave të mjekëve më shumë se 25 njerëz kanë humbur jetën. - Zevëndësministri i Jashtëm i Libisë njoftoi të premten në mbrëmje për tërheqjen e trupave të Muammar al-Gaddafit nga qyteti Misrata, ku për javë të tëra po zhvillohen luftime.
Armata do të tërhiqet dhe do t'u mundësojë fiseve të atjeshme që të gjejnë një zgjidhje të konfliktit, tha Kaim para gazetarëve në Tripoli. - Në kuadër të sulmeve ajrore të NATO-s ndaj trupave militare të Gaddafit, për herë të parë SHBA ka vënë në përdorim një avion luftarak pa pilot.