Gjermani, 24 prill, NOA - Në ndeshjet e Bundesligës, të cila u zhvilluan ditën e shtunë, surpriza ishte fitorja e Borussia Mënshengladbah ndaj Dortmundit, 1:0. Mbrojtësi Neven Subotic tha pas ndeshjes: "Ne u ngatërruam me këmbët tona. Gladbahu shpesh luajti mirë dhe na kundërsulmoi mirë. Nuk ishte krejtësisht e pamerituar që ky ekip fitoi". Me këtë humbje ky ekip tani ndodhet, tre raunde para përfundimit të sezonit, pesë pikë larg ekipit të Bajer Leverkuzenit që ndodhet në vend të dytë në tabelë dhe që fitoi të shtunën ndaj Hoffenheimit 2:1.
Bajerni i Mynihut doli barazim me ekipin e Eintraht Frankfurtit 1:1. Rezultatet e tjera që u shënuan të shtunën janë: St. Pauli - Bremen 1:3; Shtuttgart - Hamburg 3:0 dhe Shalke 04 - Kaizerslautern 0:1.
Sot luajnë Volfsburg- Këln dhe Nyrenberg- Mainc.
NOA/DV