Angli, 24 Prill NOA - Aventura e Jeremy Menez tek Roma tashmë duhet thënë se ka përfunduar.
Francezi, pas agresionit të pësuar nga disa tifozë pas ndeshjes të së martës me Interin, është gjithnjë e më i vendosur të largohet nga ekipi kryeqytetas.
Destinacioni i ardhshëm ende nuk është vendosur, por me siguri do të jetë ose në Torino, tek Juventus ose në një skuadër angleze.
Francezi, faktikisht është i vetmi tentim i mundshëm që mund të arrihet nga klubet angleze si Liverpool, Manchester United apo Arsenal, që janë të gatshme të përplasen në një derbi të vërtetë merkatoje.
r.b/NOA