Tiranë, 24 prill 2011 NOA – Mëngjesi i së hënës parashihet të dominohet nga moti i kthjellet ne bregdet dhe zonat e ulta.
Ndersa zonat malore do te jene me kthjellime vranësira. Mesdita pritet të jetë me kthjellime ne pjesën me ta madhe te territorit.
Shqipëria
Sipas MeteoAlb pjesa e dyte e dites do te sjelle shtim te vranesirave ne zonat malore duke i rezikuar nga shira te dobet e afatshkurtra.
por pjesa tjeter e vendit do te karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Te njëjtat kushte atmosferike do te na shoqerojene gjate nates dhe mengjesn e se martes.
Temperaturat e ajrit do te qëndrojnë kostante ne vlerat e mengjesit por mesdita do te sjelle rritje te temperaturave ne te gjithe territorin.
Era do te fryje e lehte ne toke dhe ne det me 28 km/h dhe drejtim Jugperëndimor ndersa dallgezimi ne Adriatik dhe ne Jon te jete 2 ballë.
Europa
Europa veriore dhe veriperendimore do te dominohen nga vranesira dhe reshje shiu e debore.
Po ashtu me vranesira dhe shira do te mbetet Jugperendimi i kontinentit dhe nje pjese e Europes Qendrore.
Ne Portugali dhe Spanje reshjet do te shoqerohen me forcim te eres duke sjelle probleme ne det nga dallget e larta.
Ndersa ne Rajonin e Mesdhut dhe ballkani Verior do te kete grumbullim te vransirave ne pjesen e dyte te dites duke rezikuar keto vende nga shira me inesitet te larte.
Me kthjellime dhe vraneisra te lehta do te karekterizohet Europa Lindore, nje pjese e Europes Qendrore dhe Ballkani juglindor.
Ngjarje ekstreme në Europë:
Italia rrezikohet nga reshje shiu dhe shkarkesa rrufesh;
Ishujt Britanike alarmojne reshje shiu dhe stuhi ere;
Spanja alarmon per ere te forte dhe dallge te larta.
e.t/NOA