English

Përplaset nga makina dhe akuzohet se ishte i dehur

Trento, 24 Prill NOA - Përplaset nga një makinë dhe përfundon në spital. Bëhet fjalë për një çiklist, i cili më pas është denoncuar pasi ishte në gjendje të dehur dhe rezultoi pozitiv në testin e alkoolit.

Kjo aventurë e çuditshme i ka ndodhur një 50-vjeçari nga Trento. Tani rrezikon 6 muaj burgim dhe një gjobë të kripur.

Me sa bëhet e ditur personi në fjalë po kalonte qetësisht në rrugë, por në një moment ai është përplasur nga një makinë dhe ka rënë në tokë.

Më pas, ai u transportua në spital dhe pas testeve që iu nënshtrua rezultoi në një nivel alkooli tre herë më të lartë nga ai i lejuari.

r.b/NOA

KOMENTE