SHBA, 24 Prill NOA - Pas dy ditëve heshtje, Sony ka konfirmuar se rrjeti i saj i video-lojërave Ps3 dhe Psp, është nën sulmin e hakerave të cilët kanë akses të mundshëm në Playstation Network, ku duhet thënë se ndodhen 70 mijë përdorues.
Diçka e tillë do të vazhdojë deri sa të zgjidhen problemet me sigurinë.
Kolosi japonez ka kërkuar ndjesë në lidhje me këtë ngjarje të pakëndshme, por ndërkohë në internet janë të shumta ankesat e përdoruesve.
r.b/NOA