Itali, 24 prill, NOA - Fushata për zgjedhjet vendore në Itali nuk befason vetëm për shkak të batutave të Berluskonit. Edhe kandidatët për komunat kanë zgjedhur të jenë origjinal në fushatat e tyre. Mediat italiane kanë botuar disa foto të posterave më pikantë të fushatës. Provokime, lojëra fjalësh, pamje humoristike dhe batutat janë disa nga elementët që i bëjnë kandidatët të jenë më të ndryshëm sesa pjesa tjetër.
Fotoja e parë është ajo e kandidatit për bashkinë e Torinos. Nën sloganin “Të fshijmë politikën e vjetër” kandidati del me një fshesë në dorë. Por loja e fjalëve shkon më larg me kuptimet që ka fjala fshesë në italisht.
Ndërsa posteri i dytë është i veçantë për piktorin që ka pikturuar kandidatin. Mediat janë kurioze të dinë se çfarë e shtyn një kandidat që synon të ndryshojë qytetin që të dal në një pikturë që duket si e viteve ’60. Por slogani në këtë rast eshtë mbiemri i kandidatit që do të thotë "i pasur"
Në foton e tretë kandidati i Riminit ka vendosur që t’u tregojë muskujt kundërshtarëve të tij politik.
Ndërsa si më e përgjegjshme është ajo e Mceratës, ku kandidatit nuk e fsheh se për politikën vë në lojë fytyrën e tij.
Por si foto me e bukur është cilësuar ajo e kandidatit të Katanzartos. Në foto duke kandidati i cili jep të dhënat në polici pasi është arrestuar. Ndërsa slogani është “Fajtor sepse do Katanzaron”.
a.k/NOA