Jemen, 24 prill, NOA- Presidenti i Jemenit, Ali Abduallah Saleh ka akuzuar sot koalicionin kryesor opozitar se po e qon vendin drejt një lufte civile, derisa protestuesit kanë premtuar mosbindje si protestë ndaj sundimit të tij.
Në fjalimin e tij që është transmetuar në televizionin shtetëror, Saleh ka thënë se Partia e Takimit të Përbashkët “duan të shkaktojnë gjakderdhje dhe ta qojnë vendin në luftë civile që nuk është as në interes të Jemenit e as rajonit”.
Të premten, Saleh e ka mirëpritur thirrjen e bërë nga vendet e gjirit për formimin e qeverisë së unitetit kombëtar e cila duhet të udhëhiqet nga opozita, ndërsa Saleh të transferojë pushtetin te zëvendësi i tij, Brenda 30 ditësh.
Saleh më parë kishte deklaruar se nuk do të hiqte dorë nga pushteti deri në fund të mandatit në vitin 2013, duke hedhur poshtë kështu kërkesat e bëra në tërë vendin për dorëheqje të menjëhershme.