Shkodër, 24 prill 2011, NOA – Kanosja për jetën për shkak të një konflikti mes familjeve për motive të dobëta ka bërë që e kanosura një 53-vjeçare me iniciale M. M. të paditë penalisht dy autorët e kanosjes. Policia e Shkodrës bën me dije se kallëzimi penal është bërë nga një banore e fshatit Gak në rrethin e Shkodrës, e cila është kanosur për jetën bashkë me familjen e saj.
Dy personat e ndaluar pas kallëzimit janë Ndoc Gjinesha 43 vjeç dhe Gjon Marashi 56 vjeç, që të dy banues në fshatin Gimaj të Shkodrës.
Gjinesha dhe Marashi u ndaluan mbrëmë në 20.00.
Ata po procedohen penalisht nga Prokuroria e Shkodrës për kanosje serioze të kryer në bashkëpunim.
mit/NOA