Spanjë, 24 Prill NOA - Në një palestër në vendet baske, kthesa për të tërhequr njerëzit dhe për të reaguar ndaj krizës ka qenë kjo: tu lejohet klientëve për tu stërvitur pa rroba. Jemi në palestrën Easy Jim të Arrigorriaga, në veri të Spanjës. Bëhet fjalë për një eksperimentim unik në llojin e tij.
Pronaria, Merche Laseca, ka pranuar për BBC, se qëllimi i saj është tërheqja nëpërmjet publicitetit ndaj klientëve: “Nuk jam nudiste, e kam bërë vetëm për para”.
Ndërmjet polemikave të shumta kundrejt kësaj iniciative, ku ankesat kanë qenë në lidhje me higjienën, është thënë se ajo mund të frekuentohet vetëm nga nudistët.
Djersa, bakteret, të gjitha do të mbeten në makineritë e shumta dhe duhet thënë se diçka e tillë është kthyer në një debat të vërtetë në lidhje me këtë çështje.
Megjithatë është theksuar se personat të cilët duan të stërviten të veshur, nuk do të përbëjnë problem, pasi kushti i veshjeve nuk është i detyrueshëm.
r.b/NOA