English

Topi: Fushata zgjedhore të jetë e qetë

Tiranë, 24 prill, NOA – Presidenti i vendit, Bamir Topi kërkoi sot nga klasa politike shqiptare që të përcjellë më shumë besim tek njerëzit. Deklarata e kreut të shtetit u bë gjatë një prononcimi për mediat, pas vizitës në Selinë e Kryepiskopatës së Kishës Orthodokse Autoqefale në kryeqytet.

Duke uruar besimtarët për festën e Pashkëve, Topi u shpreh se fushata duhet përmbyllet me sukses dhe po kështu të gjitha hallkat e procesit zgjedhor.

“Ata që vijnë dhe shprehen për rindërtim shpirtëror duhet të bëjnë një rindërtim të vlerave morale. Kemi nevojë që këtë fushatë ta bëjmë të qetë, por edhe faza përmbyllëse të jetë e qetë dhe ta përcjellim me shumë besim tek njëri-tjetrit” theksoi Topi në fjalën e tij.

a.k/NOA

KOMENTE