English

Vdes lideri spiritual, Satia Saj Baba

Nju Delhi, 24 Prill 2011 - Një nga të ashtuquajturit liderët spiritualë më të njohur, Satia Saj Baba ka vdekur në moshën 85 vjeçare. Ai vdiq pas problemeve më zemër.

Përflitet se Sai Baba kishte miliona përkrahës në të gjithë botën, në mesin e të cilëve edhe politikanë, biznesmenë dhe persona tjerë të njohur.

Raportohet se ai kishte bërë mrekullira, ndërsa jo pak prej përkrahësve të tij e konsideronin atë si idhull.

Organizata e tij ka ndërtuar shkolla dhe spitale, mirëpo Sai Baba ishte i përfshirë edhe në disa ngjarje kontraverze pasi është akuzuar se ka falsifikuar mrekullitë e tij si dhe ka abuzuar seksualisht. Varrimi i tij pritet të bëhet javën e ardhshme, raporton RFE.

KOMENTE