Kurbin, 24 Prill 2011 NOA – Një 40 vjeçar mbeti i vrarë këtë mbrëmje, pasi u qëllua me armë zjarri, policia arreston si të vetmin të dyshuar të krimit, një koleg.
Korrespondenti i agjencisë NOA informon se mbrëmjen e së shtunës rreth orës 19.30, në afërsi te shkollës 9 vjeçare është plagosur me armë zjarri Shahin Gjeçukaj rreth 40 vjeç, banues ne Laç rrethi Kurbin, i cili ka gjetur vdekjen rrugës për ne spital.
Në vendngjarje kane mbërritur forcat e policisë. Nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi dhe kapja e autorit, Alket Hajdari, 36 vjeç, me detyre polic në burgun e Fushë Krujës, si dhe është bërë i mundur sekuestrimi i armës se zjarrit.
Nga hetimet paraprake doli se ngjarja ka ndodhur për motive banale (konflikt i çastit).
Policia tha se materialet do t’i kalojnë për veprime te mëtejshme Prokurorisë së Rrethit gjyqësor Kurbin.
e.t/NOA