English

Aksidentoi kalimtarin, paditet drejtuesi i mjetit

Korçë, 25 prill, NOA – Një 34-vjeçar është paditur në polici pasi ka aksidentuar me makinë një 15-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e datës 22 prill në fshatin Zvezde në Korçë. Drejtuesi i mjetit me targa E 9975 BT, Niko Themelko, banues në lagjen nr 1në Korçë, ka aksidentuar 15-vjeçarin K.M, i cili ka qenë duke kaluar rrugën.

Pas aksidentit 15-vjeçarit i është dhënë ndihma e para dhe dhe ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndaj Themelkos ka nisur procedimi penal për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

a.k.NOA

KOMENTE