Durrës, 25 prill, NOA – Një 46-vjeçar nga Tirana është arrestuar dje në Durrës për mbajtje të lëndëve luftarake. Personi i arrestuar është Gëzim Allushi, banues në Kamëz të Tiranës.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia Allushit ju gjetën me vete 4 kallëpe tritol dhe dhe 1 fitil që shërben për ndezjen e lëndës plasëse.
Gjithashtu fitilit i ishte vendosur dhe një kapsollë detonatore. Policia po heton për arsyet e mbajtjes së kësaj sasie eksplozivi dhe qëllimet e përdorimit të saj.
Allushi rezulton i dënuar më parë nga për kundërshtim të forcave të rendit.
a.k/NOA