English

Berisha: Armikun ynë i vetëm, varfëria

Fushë Arrëz, 25 prill, NOA – Kryeministri Sali Berisha deklaroi gjatë takimit elektoral të Fushë Arrëzit se beteja më e madhe për qeverinë është ajo e shmangies së varfërisë dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve. Në prezantimin e kandidatit Alfred Qafa, Berisha u shpreh se gjatë 4 viteve të ardhshme do të rriten investimet.

“Ju e dini mirë se ne kemi qenë ndër vendet më të varfra të planetit. Sot ne nuk jemi më në grupin e vendeve të varfra, as në grupin e vendeve me të ardhura të mesme, por jemi në grupin me të ardhura të mesme të larta. Sot sërish ne, me gjithë uljen e madhe që i kemi bërë varfërisë, kemi të varfër, kemi qytetarë në mjerim e që marrin bukën me listë. Unë ju them se për ju, për mua, për çdo shqiptar, sot ka një armik dhe është varfëria”, tha Berisha.

Ai u shpreh se “aty ku ka varfëri të tregohemi të pamëshirë ndaj saj, të bëjmë gjithçka për të krijuar vlera e për të ndryshuar jetën”. Berisha përmendi rritjen e rrogave dhe krimin e kushteve më të mira të jetesës për gjithë qytetarët.

Kreu i qeverisë u shpreh se mazhoranca do të shumë fishojë investimet në gjithë vendin. “Më 8 maj ju firmosni për projektet që do të ndërtohet në katër vitet që vijnë në Fushë Arrëz e në mbarë Pukën. Ju ftoj të votoni Alfred Qafën. Ju garantoj që katër vitet që vijnë do të shumëfishojmë investimet për rrugët tuaja dhe Fushë Arrzin modern, për punësimin tuaj, për shkollimin e fëmijëve tuaj, për shërbimet më të mira, për bujqit e fermerët e Fushë Arrzit, për hapjen e vendeve të reja të punës. Një Fushë Arrëz i zhvilluar, një Pukë e zhvilluar, një Shqipëri e zhvilluar është objektivi ynë”, tha Berisha.

a.k/NOA

KOMENTE