English

Berisha: Mëkatet e Ramës nuk i lanë as Drini

Pukë, 25 prill, NOA – Kryeministri Sali Berisha prezantoi sot në qytetin e Pukës kandidatin për Kryetar Bashkike, Beqir Arifi. Kryeministri Sali Berisha deklaroi se alternativa e mazhorancës janë investimet, ndërsa alternativa e opozitës, është “kundër qytetarëve, kundër liberalizmit të vizave dhe kudër shtresave në nevojë”. Berisha u shpreh se “Rama ka bindjen absolute se duke u bllokuar ju do të realizojë se ëndrrën e tij të kryeministrit”. Kryeministri u shpreh se veç rrugës së vetmisë Rama ka sjellë dhe alternativën e sharjeve. “Por unë nuk do të merrem me këto. Mëkatet e tij si lanë as Drini”

Ai premtoi se gjatë 4 viteve të ardhshme do të bëhen investime mjaft të rëndësishme në këtë zonë. Berisha u shpreh se do të gjashtë afishohen investimet.

“Në rrethin tuaj këto vite ne kemi investuar mbi 22 milionë dollarë. Me z. Beqir Arifi dhe me kryetar e bashkive dhe komunave të këtij rrethi gjatë katër viteve që vijnë do të gjashtëfishojmë investimet në rrethin thuaj. Ne do të asfaltojmë çdo rrugë të këtij rrethi nga Fierza deri në Koman”, tha Berisha.

Ai u shpreh se gjatë këtyre viteve investimet dhe ecja përpara e vendit nuk ka qenë e lehtë, por mazhoranca ka bërë përpjekje për të arritur sukses.

“Rruga jonë nuk ka qenë një rrugë e lehtë, ka pasur sakrifica të mëdha. Por sot e shohim në sy njeri tjetrin. Ne jemi njerëz të suksesit. Ne së bashku në rrethana të voshtra ja dolëm që vendin ta vendosëm në aleancën e Atlantikut të Veriut”, tha sot Berisha.

a.k/NOA

KOMENTE